Theret me thikë DJ Blunt

Mediale Vip

Theret me thikë DJ Blunt

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 22:15
Reperi Blunt

Reperi Blunt kohën e fundit ka qenë shumë i komentuar në mediet rozë.

Gjatë ditës së sotme, ai bashkë me Real, që tanimë njihen si Shaolin Gang kanë publikuar projektin e ri.

Por, pak orë pas publikimit të këngës me titull “Dubai”, reperit Blunt i ka ndodhur diçka e pakëndshme.

Ai është therë me thikë nga disa persona, ngjarje e cila ka ndodhur afër Lagjes së Spitalit.

Burime të afërta me Blunt mësojnë se kur reperi është plagosur me thikë, ai ka qenë i shoqëruar nga menaxheri i Babastars, Dekorim Sahiti. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat