Brad Pitt do të kalojë më shumë kohë me fëmijët e tij

Mediale Vip

Brad Pitt do të kalojë më shumë kohë me fëmijët e tij

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 18:56
Angelina Jolie dhe Brad Pitt dhe fëmijët

Angelina Jolie është urdhëruar nga gjykata të lejojë ish-bashkëshortin Brad Pitt të kalojë më shumë kohë me fëmijët e tyre.

Aktorja 43-vjeçare aktualisht ka një kujdestari kryesore mbi gjashtë fëmijët - Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët nëntëvjeçarë Knox dhe Vivienne, të cilat i ka me ish-bashkëshortin Brad, por sipas dokumenteve të reja të gjykatës, ajo mund të humbë rregullin e kujdestarisë.

Sipas The Blast, një gjyqtar në çështjen e divorcit të çiftit ka përcaktuar se fëmijët "nuk kanë një marrëdhënie me babanë e tyre dhe kjo është e dëmshme për ta" dhe tha se "është kritike që secili prej tyre ka një marrëdhënie të shëndoshë dhe të fortë me babanë dhe nënën e tyre".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat