Robbie Williams rrezikon burg pas gjestit në ceremoninë hapëse të botërorit - Bota Sot
Robbie Williams rrezikon burg pas gjestit në ceremoninë hapëse të botërorit

Mediale Vip

Robbie Williams rrezikon burg pas gjestit në ceremoninë hapëse të botërorit

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 10:44
Robbie Williams

Kush e ka humbur ceremoninë hapëse të botërorit, me siguri ka kontrolluar online për të gjitha lajmet e mundshme dhe ai i gjestit të Robie Williams ka qenë më i përfoluri !

Ndonëse kënga zyrtare e botërorit 2018 është kënduar nga Era Istrefi Will Smith e Nicky Jam, live ka qene Robie Williams ai qe ka performuar. Ceremonia hapëse ka qenë e magjishme me shumë efekte të veçanta të cilat kanë lënë pa fjalë të pranishmit por edhe ata që po e ndiqnin nga TV, por gjest që ai ka bërë në një ndër kamerat që po e xhironte i ka habitur të gjithë. Ai teksa kërcente ka nxjerrë gishtin e mesit e më pas është larguar. Videoja ka bërë xhiron e rrjetit dhe komentues të shumtë e kanë konsideruar si të pahijshëm veprimin e këngëtarit.

Siç shkruhet edhe në mediat e huaja tashmë Robbie Williams mund të rrezikojë edhe burgun në qoftë se veprimi konsiderohet i qëllimshëm. Ai mund të dënohet për sjellje të pahijshme ne publik dhe mund të marrë edhe gjobë. Thuhet se ai e tregoi gishtin e mesit kamerës, për t’ju përgjigjur kritikave që ka marrë për faktin se ka pranuar të jetë pjesë e kësaj ceremonie, me ftesë të Vladimir Putinit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test