Kamioni hyn mes fansave, një i vdekur e tre të lënduar në koncertin e Bruno Mars

Mediale Vip

Kamioni hyn mes fansave, një i vdekur e tre të lënduar në koncertin e Bruno Mars

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 10:56
Bruno Mars

Një kamion ka hyrë mes një grupi fansash në një festival në Holandë.

Një person ka mbetur i vdekur e tre të tjerë janë lënduar para se kryesi i veprës të largohej nga vendi i ngjarjes, raporton The Sun.

Policia e provincës së Limburgut ka thënë se autoritetet janë ende në kërkim të kamionit të bardhë ose një autobusi të vogël.

Disa të pranishëm e kanë përshkruar makinën si një autobus i vogël i bardhë.

Koncerti tre ditor ndiqet tradicionalisht nga dhjetëra mijëra fansa dhe ka përfunduartë dielën me performancën e fuqishme të këngëtarit amerikan Bruno Mars.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat