Ivanka dhe Tiffany Trump urojnë presidentin për Ditën e Babait

Mediale Vip

Ivanka dhe Tiffany Trump urojnë presidentin për Ditën e Babait

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 13:15
Ivanka dhe Tiffany

Dy vajzat e presidentit Trump, Ivanka dhe Tiffany, uruan babain e tyre duke postuar disa fotografi të tij në Instagram.

“Gëzuar Ditën e Babait për këta dy baballarë të mrekullueshëm,” u shpreh Ivanka Trump në komentin e fotos që kishte postuar në nder të babait të saj Donald Trump dhe burrit të saj Jared Kushner.

Disa momente më pas, Tiffany Trump postoi një fotografi në krahët e Presidentit duke shkruar: “Gëzuar Ditën e Babait. Të dua kaq shumë!”

Ndërsa Donald Trump Jr. ka vendosur të mos komentojë, por thjesht të publikojë një seri fotosh përkrah babait të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat