Rezart Veleshnja rrëfen ‘herën e parë’ në Zone e Lirë; në gjimnaz me shoqen e klasës paralele

Mediale Vip

Rezart Veleshnja rrëfen ‘herën e parë’ në Zone e Lirë; në gjimnaz me shoqen e klasës paralele

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 23:55
Rezart Veleshnja

Gjatë intervistës në ‘Zonë e Lirë’ aktori i humorit Rezart Veleshnja është pyetur nga Arian Çani se si e ka përjetuar ‘herën e parë’ me një shoqe të klasës, kur ai ishte një gjimnaz. I ngacmuar nga Çani ai ka rrëfyer momentet, ku tha se nuk e ka kuptuar qartësisht çfarë ndodhi.

Pjesë nga intervista:

Çani: Drama e jetës tënde Rezi ndodhi kur ti u zhvirgjërove në Gjimnaz me shoqen tënde të klasës paralel, ishit moshatar dhe ti thua se ishte një dramë sepse nuk e kuptova se çfarë ndodhi?

Veleshnja: Po pra.

Çani: Por çfarë ndodhi faktikisht?

Veleshnja: Ua qenka vërtetë siç kemi parë në gazeta.

Çani: Tallesh, ishte identike?

Veleshnja: Identike.

Çani: Ti u trembe për herë të parë?

Veleshnja: Përveçse u tremba. Ishim në klasë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat