Skena muzikore pasurohet edhe me një emër të ri. Hekuran Musliu është emër i ri dhe premtues. Musliu nga Ferizaj publikoi këngën: "Edhe Nëse Jo". Një këngë verore me videoklip dhe shumë domethënëse. Këngëtari i talentuar, në këtë projekt ka punuar me producent dhe bashkëpuntorë të njohur dhe shumë kreativ. Kënga është punuar nga Lurro, pastaj Recording Analog studio,Vija Melodike nga Dafina Zeqiri dhe teksti nga Hekuran Musliu.
Ndërsa videoklipi: "Edhe Nëse Jo" është punuar nga Dream Films
Mërgim Hyseni, Gentrit Murati & Bardha Goga. Musliu ka edhe projekte tjera që me këngë të reja t'i befasojë adhuruesit e tij, që ka në numër mjaft të madh.
Musliu është falënderues për të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e këtij klipit me mesazhe inkurajuese për rininë tonë.