Haradinaj: Rita përmes muzikës ka bërë më shumë se gjithë ne

Mediale Vip

Haradinaj: Rita përmes muzikës ka bërë më shumë se gjithë ne

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 23:07
Rita Ora dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se përmbyllje e mirë e një dite pune konstruktive në Londër, ishte takimi miqësor me shqiptaren nga Kosova më të famshme, Rita Ora, “që ngjyrave të flamurit tonë i ka dhënë shkëlqimin më të mirë”.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Përmbyllje e mirë e një dite pune konstruktive në Londër.

Takim miqësor me kosovaren më të famshme, Rita Ora, që ngjyrave të flamurit tonë i ka dhënë shkëlqimin më të mirë.

Rita përmes muzikës ka bërë më shumë se gjithë ne, e ka ndërkombëtarizuar Kosovën.   

Ambasadores së nderit, të shpallur sot e tri vite më parë, i dhurova Hyjneshën në Fron të gravuar në filigran për ta nderuar dhe për t'i përçuar mesazhin e gjithë shqiptarëve: Faleleminderit që të kemi.

Faleminderit që, përkundër që preke majat e suksesit në botë, nuk i harrove rrënjët tua!

Our golden Rita Ora. Thank You!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat