Aktori, Fatmir Spahiu sapo ka pranuar si dhuratë nga Zvicra, birrat me simbolin e shqiponjës.
”Birrat erdhën, falemnderit dhëndrrit nga Zvicra” ka shkruar ai pranë fotografisë.
Kujtojmë se menjëherë pas fitores së përfaqësueses zvicerane kundrejt Serbisë, lojë e cila u zhvillua në kuadër të Kampionatit Botëror ‘Rusia 2018’, një kompani e birrës në Zvicër ka prezantuar shishen e re dhe ka habitur të gjithë.
Në të janë stampuar duart që bëjnë shqiponjën, simbol ky i shqiptarëve dhe shumë i komentuar pas përfundimit të ndeshjes me pretendimin se shqiptarët që dhanë gola nuk do të duhej të nxitnin inate politike.