Rozana Radi tregon se ku frymëzohet për këngët e saja - Bota Sot
Rozana Radi tregon se ku frymëzohet për këngët e saja

Mediale Vip

Rozana Radi tregon se ku frymëzohet për këngët e saja

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 10:41
Rozana Radi

Rozani Radi ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për tregun shqiptar.

Këngëtarja shqiptare një vit më parë korri sukses në “Këngën Magjike” duke dal fituese me këngën “Ma thuaj ti” dhe që nga ajo kohë më nuk ka publikuar ndonjë këngë të re.

Por, duket se këngëtaren shumë shpejt do ta shohim me këngë të re, të cilën gjë ia ka thënë një fanse përmes rrjeteve sociale.

“Po punoj në një këngë të re”, i është përgjigjur një tifoze gjersa ka treguar se ku frymëzohet për këngët e saja.

“Tekstet kur janë të vërteta menjëherë pranohen nga publiku. Unë jetoj për ti bërë të tjerët të lumtur. Kjo më mjafton që të më jap lumturi”, ka shkruar këngëtarja në Instagram.

Ndryshe, këngëtarja së fundi është përfolur për një romancë të re, por e cila gjë ka mbetur vetëm në suaza të spekulimeve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test