Këngëtarja me prejardhje shqiptare Bebe Rexha është mjaft e angazhuar në karrierën e saj.
Ka pak kohë që kur ka sjell albumin e saj të ri “Expectations”, me shumë këngë i cili u prit tejet mirë nga publiku.
E nga ana tjetër, ajo nuk njihet për lidhjet e saj të dashurisë për të cilat nuk është fokus i mediave rozë.
Në një nga pyetjet e fansave në Instagram, Rexha tregon arsyen se përse nuk ka ende të dashur, duke thënë se i është përkushtuar punës.
“Përse nuk ke të dashur, sepse ka shumë punë”, përgjigjet ajo.
Ajo po ashtu është duke performuar në mbrëmje dhe koncerte të shumta anembanë botës.