Këngëtarja nga Kosova, Era Istrefi e hapi finalen e madhe të Kampionatit Botëror “Rusia 2018” me performancen e saj madhështore bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam. Nora Istrefi po e përcjellë performancën e motrës përmes televizorit kështu duke u emocionuar.
Ajo ka publikuar disa pamje në llogarinë e saj në “Instagram” ku shihet Era duke ndezur atmosferën në Rusi me himnin e këtij Kampionati “Live It Up”. “Omg” ka shkruar Nora mbi videon e publikuar duke ia shtuar edhe disa emoj.