Zana Berisha: Pasioni im për futbollin dhe Xherdan Shaqirin

Mediale Vip

Zana Berisha: Pasioni im për futbollin dhe Xherdan Shaqirin

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 15:01
Zana Berisha

Studion për Financë, por aspiron televizionin. Ajo do të jetë përfaqësuesja e Kosovës në garën e bukurisë që do të organizohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në edicionin e 68-të të “Miss Universe”. Bëhet fjalë për Zana Berishën, e cila në një intervistë për “Panorama Plus” flet pasi fitoi kurorën e më të bukurës në “Miss Univers Kosova”, emocionet gjatë dhe pas fitores, të vërtetën e operacioneve plastike, pritshmëritë për përfaqësimin në “Miss Universe” e të tjera pasione e preferenca për meshkujt VIP të muzikës e futbollit:

Për çfarë ka studiuar Zana?

Kam përfunduar në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë, para 1 viti.

Për sytë e tu kush është mashkulli më seksi në showbizin shqiptar?

Mashkulli më seksi më duket Capital T.

Na thuaj, cilën nga modelet shikon ti si insipirim?

Gigi Hadid është perfekte.

Si e mendon tani jetën tënde?

Primare kam studimet, pastaj modelingun sepse missi zgjat deri në një moshë të caktuar, kështu që shkolla të mbetet gjithmonë.

E imagjinon të ardhmen si vajzë showbiz-i, apo si një vajzë që punon nëpër banka?

Do të doja më shumë të punoja si financiere në bankë, por edhe pse jo modeling.

Je fëmijë i vetëm apo me motra e vëllezër?

Kam një motër dhe dy vëllezër më të vegjël. Motra ime është ndryshe nga unë, nuk e ka qejf botën e televizionit.

Kush është një nga miss-et shqiptare që të ka pëlqyer më shumë dhe mendon që në një farë mënyre të ndjekësh hapat e tyre?

Angela Martini dhe Xhesika Berberi janë dy nga modelet ku inspirohem. Mendoj se do ia arrij.

Të flasim pak për futbollin, e ke ndjekur Kampionatin Botëror e për cilën skuadër bën tifo?

Po, e kam parë. Isha tifoze me Zvicrën, përderisa janë edhe shqiptarët tanë që luajnë.

E cilin nga ata të pëlqen më shumë?

Xherdan Shaqiri më pëlqen si futbollist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat