Xhensila zbulon dhuratën e veçantë që ka marrë Ajka

Mediale Vip

Xhensila zbulon dhuratën e veçantë që ka marrë Ajka

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 15:28
Xhensila Myrtezaj

Një javë më parë këngëtarja mjaft e dashur për publikun shqiptar Xhensila Myrtezaj solli në jetë fëmijën e saj të parë. Ajo dhe aktori i humorit Bes Kallaku u bënë prindër të një vajze që e quajtën Ajka.

Fillimisht të dy bënë nga një postim emocionues në profilet e tyre në rrjetin social “Instagram”, duke treguar se sa të bekuar ishin ata me ardhjen në jetë të vogëlushes.

Pastaj me shaka, Besi ndau me ndjekësit e tij ndjesitë e para të të qenit baba. Me humor ai u tha fansave të tij se kërkonte gjumë me qira. Ndërsa Xhensila nuk ka qenë aktive në rrjetet sociale, ku mesa duket ia ka kushtuar të gjithë vëmendjen të voglës së saj.

Por sot këngëtarja ka zbuluar se Ajka edhe pse ka pak ditë që ka lindur, ka filluar që të marrë dhuratat e para. Teksa fansat po presin me padurim që të njohin Ajkën e vogël, e ëma ka ngacmuar imagjinatën e tyre me një foto të dy pakove të zbukuruara me fjongo dhe letër rozë, tipike për vajzat.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat