Adelina Tahiri papritmas i dha fund beqarisë së saj para pak muajsh.
E tëra u ekspozua në rrjetet sociale po jo edhe fytyra dhe identiteti i saktë i bashkëshortit të saj, gjë që u bë e ditur më vonë.
Së fundi, Adelina ka publikuar një imazh të ri në llogarinë e saj në “Instagram” ku shihet shumë romantike në përqafim të bashkëshortit.
Ndryshe, këngëtarja shqiptare është në pritje të fëmijës së parë që pritet të lind së shpejti.