“Pse bëhesh xheloze?”, Ermali i mbyll gojën Luana Vjollcës pas komentit të saj - Bota Sot
“Pse bëhesh xheloze?”, Ermali i mbyll gojën Luana Vjollcës pas komentit të saj

Mediale Vip

E hënë, 15 tetor 2018

“Pse bëhesh xheloze?”, Ermali i mbyll gojën Luana Vjollcës pas komentit të saj

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 14:35
Luana Vjollca dhe Ermal Mamaqi

Sezonin e kaluar televiziv ishim dëshmitarë të një “lufte” mes moderatorëve të njohur Ermal Mamaqi dhe Luana Vjollca për audiencën. Që të dy bënin komente e deklarata për njëri-tjetrin lidhur se cili kishte më shumë shikueshmëri, duke e kthyer kështu vëmendjen te vetja.

Menduat se me mbarimin e emisioneve përkatëse mbaroi edhe konkurrenca? Jo, nuk është ashtu.

Ermali ndodhet me pushime në Saint Tropez, nga ku ka postuar foto e video të ndryshme. Sot ai ka publikuar një foto ku shfaqet duke pozuar me këmishën e hapur në një jaht. “Hajde Arabi hajde. Ku je o Brad Pitt ku je”, është përshkrimi që i ka vendosur Ermali fotos.

“Prapë duke kopjuar ti ë?”, i komenton Luana. “Pse bëhesh xheloze? Jo vetëm ti ke gjoks”, i është përgjigjur Ermali, duke shkaktuar kështu të qeshura dhe reagime të shumta në hapësirën e komenteve të kësaj fotoje.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test