Unikkatil me këngë të re para koncertit në Durrës

Mediale Vip

Unikkatil me këngë të re para koncertit në Durrës

Më: 30 korrik 2018 Në ora: 20:19
Unikkatil

Konsiderohet si një ndër reperët më të mëdhenj ndër shqiptarët në saje të shumë hiteve.

Unikkatili do të mbajë më 4 Gusht të këtij viti në qytetin shqiptar të Durrësit, ku do të performojë para shumë fansave.

Por, duket se para të këndojë para publikut shqiptar, këngëtari do të vjen edhe me një këngë të re.

Ai përmes llogarisë personale në Instagram ka treguar se brenda 24 orëve do të publikojë një projekt të ri.

 

Ni kong del nesër n'ora 18:00 @unikkatilstore

A post shared by UNIKKATIL (@unikkatilofficial) on

“Një këngë e re del nesër në ora 18:00”, ka shkruar ndër të tjerash në rrjetet sociale Viktor Palokaj.

Megjithatë, këngëtari nuk ka dhënë shumë detaje dhe pritet të jetë një befasi e këndshme për fansat.

Ndryshe, reperi është duke punuar edhe në këngë të reja që do të sjell gjatë muajve në vijim. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat