Volejbollistja e Prishtinës martohet me futbollistin e Prishtinës

Mediale Vip

Volejbollistja e Prishtinës martohet me futbollistin e Prishtinës

Nga: Kemajl Goca Më: 31 korrik 2018 Në ora: 18:57
Volejbollistja e Prishtinës martohet me futbollistin e Prishtinës

Volejbollistja e Prishtina Volley, Drenusha Asllanaj, bëhet nuse! Ajo martohet me futbollistin e skuadrës me renome, Prishtina. Argjend Mustafa.

Drenusha është prej volejbollisteve më të shquara dhe ndryshe motra e Shemsijes, ish volejbollistes më të mirë në Kosovë, në dekadën e fundit. Drenusha është edhe trajnere për juniore e Prishtina Volley, kurse Argjendi sivjet ka veshur petkun e Prishtinës dhe është prej mesfushorëve më të mirë. 

Drenusha dhe Argjendi, me sporte të kundërta, por me dashuri të përbashkët! I japin fund beqarisë në një dasmë të organizuar në mënyrë perfekte, në pranin e shumë miqve e mysafirëve, raporton gazeta kombëtare “Bota sot”. Drenusha dhe Argjendi janë shumë të lumtur sepse sipas tyre, kanë gjeturinë dashurinë ashtu si e kërkuan dhe të dytë sportistë të shquar.

Drenusha dhe Argjendi, sportistë që u martuan mes vete dhe tani mendjen e kanë të trofetë me skuadrat e tyre. "Data 30.07.2018 shënon ditën më të lumtur të jetës sonë, emocionet dhe magjia e asaj dite do të mbetet në zemrat tona përgjithmonë. Uroj që Zoti të na bekojë me dashuri e jetëgjatësi. 
Familjeve tona falëminderit nga zemra për gjithçka që keni bërë për ne dhe vazhdoni të bëni. 
Falëminderit pafund!", shkruan Drenusha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat