Gold Ag po vjen me dy befasi në një ditë

Mediale Vip

Gold Ag po vjen me dy befasi në një ditë

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 09:51
Gold Ag

Gold Ag ka sjell këngën e fundit para një jave që po mirëpritet prej fansave.

Reperi është mjaft i angazhuar me koncerte anembanë trojeve shqiptare që po ndiqen me të madhe prej publikut.

Por, këngëtari duket se nuk do të ndalet me kaq pasi që ka paralajmëruar edhe disa këngë të reja.

Në fakt, Arian Agushi përmes rrjeteve sociale ka pohuar se gjatë ditës së sotme do të vjen me dy risi.

“Sonte dy befasi”, ka shkruar në llogarinë personale në Instagram, Goldi, duke mos dhënë ndonjë detaj më tepër.

Ndërkohë, bashkëpunimi mes reperi dhe Ramdan Krasniqit-Danit është shikuar mbi 530 mijë herë në YouTube. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat