Plas sherri mes motrave Kardashian, nuk mungojnë fyerjet

Mediale Vip

Plas sherri mes motrave Kardashian, nuk mungojnë fyerjet

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 10:48
Kourtney dhe Kim

Familja Kardashian ka vendosur që ta bëjë jetën publike prej vitesh, prandaj e gjithë bota është mësuar me zënkat e tyre. Pikërisht në momentin kur na u duk se gjithçka po shkon mirë, plasi sherri mes Kourtney dhe Kim.

Zënka mes dy motrave të mëdha ka kaluar në një nivel tjetër ku Kourtney shprehet e lënduar për komentet negative të Kim.

Ajo telefonoi motrën e saj Khloe duke qarë, por nuk e dinte se Kim po e dëgjonte. I gjithë debati u shkaktua për një set fotografik me familjen për Krishtlindje.

"Nuk jam këtu që të keqtrajtohem nga familja ime. Kim thotë se jam e motra e fundit që mund të interesohet, kush flet në këtë mënyrë? Khloe, ti nuk thua gjëra të tilla. Ju keni rëndësi të veçantë tek unë. Unë zgjodha të jem nënë e tre fëmijëve. Nuk jam këtu që të kërkoj një punë tjetër. Kam punuar mjaftueshëm", tha Kourtney.

Vetëm pas pak çastesh, Kim mori celularin dhe filloi ti bërtiste me fjalë fyese: "Ti nuk bën asgjë. Je e çmendur", dhe më vonë i kërkoi falje.

Kourtney e kuptoi që ndjesa e saj nuk vinte nga zemra, kështu që e ofendoi duke i thënë se është qënia më e keqe që ekziston.  Seria e plotë do të publikohet mbrëmjen e së dielës (5 gusht).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat