500 mijë fansa në “Instagram”, Alekta Vejsiu tregon sekretin e suksesit të saj

Mediale Vip

500 mijë fansa në “Instagram”, Alekta Vejsiu tregon sekretin e suksesit të saj

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 17:35
Alekta Vejsiu

Alketa Vejsiu është një ndër moderatoret më të njohura e të dashura për publikun shqiptar. Me punën dhe karrierën e saj të suksesshme ka arritur që të jetë edhe frymëzim për shumë fansa të saj.

E teksa ka arritur 500 mijë ndjekës në profilin e saj në rrjetin social “Instagram”, ku është edhe mjaft aktive, Alketa na ka treguar se ku qëndron sekreti i suksesit, energjisë dhe lumturisë së saj.

Nëpërmjet një postimi të bërë pikërisht në “Instagram”, moderatorja falenderon të gjithë ata që e ndjekin.

 

Po mendoja sot qe eshte nje gezim kur mberrin 500 mije zemra dhe 1 milion sy qe te mbeshtesin dhe te duan! Shqiperia me beri kjo qe jam, dhe Shqiperise edhe sikur te jem ne anen tjeter te globit do ti detyrohem shume gjithmone! Gjithcka qe kam mberritur permes ndihmes suaj, eshte per mua sot nje pashaporte qe me hap shume dyer pertej kufirit te Shqiperise sone te vogel qe e dua shume shume dhe pergjithmone, sepse ketu linda, ketu kam rrenjet! Ndjej pergjegjesine ta nderoj kete vend dhe cdo shqiptar jo vetem ne punen qe bej ne Televizion, por ne cdo gje te thjeshte te jetes time per ata qe me njohin dhe ata qe se kane idene fare se c’pune bej, ku dhe si jetoj, e cfare perfaqesoj! Ne koke kam vetem nje mendim te qendrueshem; te jem nje model i mire! Perpiqem te kujtoj gjithmone qe pas ekraneve te telefonave tuaj ka zemra njerezish te ndjeshem, e di qe ne Shqiperi ka plot njerez te varfer qe me veshtiresi ja dalin ne fund te muajit; por dua tju kujtoj qe une kam qene njera nga ju! Kam enderruar gjithmone per gjera te medha, te mira dhe te bukura, dhe kam punuar fort per to. Fat kam pasur plot, por fatin edhe e kam gjetur, e kam kerkuar; fati edhe krijohet ndaj ne fund te te gjithave edhe kur shikoni ndonje foto me shume shkelqim qe mund te duket e paarritshme, mendoni qe Mund tja dilni! Yes You Can! Ky profil ka vetem nje mision, te frymezoje! FALEMINDERIT SHQIPERIA BUKUR????????????????????????????

A post shared by TV & EVENT DESIGN & PRODUCTION (@alketavejsiu) on

“Po mendoja sot që është një gëzim kur mbërrin 500 mijë zemra dhe 1 milion sy që të mbështesin dhe të duan! Shqipëria më bëri kjo që jam dhe Shqipërisë edhe sikur të jem në anën tjetër të globit do t’i detyrohem shumë gjithmonë! Gjithçka që kam mbërritur përmes ndihmës suaj, është për mua sot një pasaportë që më hap shumë dyer përtej kufirit të Shqipërisë sonë të vogël që e dua shumë shumë dhe përgjithmonë sepse këtu linda, këtu kam rrënjët! Ndjej përgjegjësinë ta nderoj këtë vend dhe çdo shqiptar jo vetëm në punën që bëj në televizion por në gjë të thjeshtë të jetës time për ata që më njohin dhe ata që se kanë idenë fare se ç’punë bëj, ku dhe si jetoj e çfarë përfaqësoj! Në kokë kam vetëm një mendim të qëndrueshëm, të jem një model i mirë!

Përpiqem të kujtoj gjithmonë që pas ekraneve të telefonave tuaj ka zemra njerëzish të ndjeshëm, e di që në Shqipëri ka plot njerëz të varfër që me vështirësi ja dalin në fund të muajit, por dua t’ju kujtoj që unë kam qenë njëra nga ju! Kam ëndërruar gjithmonë për gjëra të mëdha, të mira dhe të bukura, dhe kam punuar fort për to. Fat kam pasur plot, por fatin edhe e kam gjetur, e kam kërkuar; fati edhe krijohet ndaj në fund të të gjithave edhe kur shikoni ndonjë foto me shumë shkëlqim që mund të duket e paarritshme, mendoni që mund t’ia dilni! Yes You Can! Ky profil ka vetëm një mision, të frymëzojë! Faleminderit Shqipëria e bukur”, shkruan Alketa në mesazhin e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat