Pas një problemi me qasje, modelja e njohur iu kthehet rrjeteve sociale

Mediale Vip

Pas një problemi me qasje, modelja e njohur iu kthehet rrjeteve sociale

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 00:30
Ardiola Dushi

Adrola Dushi lirshëm mund të thuhet se është një nga femrat më të bukura shqiptare.

Modelja shqiptare përmes një postimi të publikuar në profilin zyrtar, Instagram bën të ditur se i është rikthyer rrjeteve sociale.

“Sot po ju përshëndes sërish nga profili im, i cili m’u rikthyer falë profesionalizmit dhe përkushtimit të Lambertos dhe Blerimit, të cilët për dy muaj e gjysmë ‘luftuan’ me ‘hacker’-at që hynë në adresën time. Ju jam shumë mirënjohëse që më kthyet në shtëpinë time virtuale, për të ndarë sërish me miqtë e mi copëza nga puna dhe jeta ime…”, shkruan ajo.

Ajo u prit mjaft mirë nga fansat e shumtë, pasi i kishin munguar pak muaj imazhet atraktive dhe mbresëlënëse të saj.

Adrola vazhdon të jetë në top-formë dhe po aq e dashur për publikun si në fillimet e karrierës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat