Dua Lipa: Prishtinë, shihemi edhe disa ditë, po vi në shtëpi

Mediale Vip

Dua Lipa: Prishtinë, shihemi edhe disa ditë, po vi në shtëpi

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 07:47
Dua Lipa

Jemi vetëm disa ditë larg nga Festivali Sunny Hill, ku do të interpretojë ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa.

Këngëtarja e ka shpërndarë një video të babait të saj, Dukagjin Lipa, i cili e ka xhiruar një reklamë për pjesëmarrjen e këngëtares në Festivalin Sunny Hill.

“Prishtinë, shihemi edhe disa ditë, po vi në shtëpi”, është mbishkrimi i videos së publikuar në InstaStory.

Në festivalin që do të mbahet në datat 10, 11 dhe 12 gusht, do të performojnë emrat e elitës muzikore shqiptare, por edhe botërore, si Dua Lipa, Martin Garrix, Action Bronson, Stanaj e të tjerë.

Ky është edicioni i parë i këtij festivali, i cili ka evoluuar prej koncertit të Dua Lipës në Prishtinë e Tiranë në një festival ndërkombëtar.

Rreth 40 artistë do të performojnë për tri ditë e tri net rresht në këtë ngjarje, e cila do të mbahet në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Natën e parë do të këndojë Dua Lipa, ndërsa para saj do të performojë edhe Stanaj. Natën e dytë ylli kryesor është Action Bronson, ndërsa para tij është reperi shqiptaro-amerikan Gashi, i cili është pjesë e Roc Nation, labelit të reperit të njohur amerikan, Jay Z.

Kurse, për natën e fundit të festivalit, është i ftuar DJ i famshëm, Martin Garrix. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat