Bebe Rexha është ende “single”, nëna e artistes tregon arsyen pse ajo s’ka të dashur!

Mediale Vip

Bebe Rexha është ende “single”, nëna e artistes tregon arsyen pse ajo s’ka të dashur!

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 11:52
Bebe Rexha me nënën

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Biondina jonë është e angazhuar tejet shumë me koncerte dhe projekte të ndryshme muzikore.

Kjo ka ndikuar që artistja të mos ketë shumë kohë për jetën private dhe sentimentale, kjo natyrisht që e bën të jetë ende pa të dashur.

Dhe këtë ia thotë edhe nëna e këngëtares, e cila i dërgoi një mesazh mjaft interesant që e publikoi 28-vjeçarja në rrjetet sociale, ku ka zbuluar edhe arsyen pse ende është e bija e saj “single”.

“E zbulova se pse jam beqare! Siç duket, nganjëherë duhet të dalësh dhe duhet t’i lësh njerëzit të të shohin”, është mesazhi që i ka dërguar nëna Rexhës.

Ndryshe, babai i këngëtares ishte me artisten në koncertin e Chicagos teksa ajo publikoi edhe disa imazhe mjaft të veçanta në shoqëri të prindërit.

”Unë të dua baba. Jam e kënaqur që mund t’ju bëj krenar. Dua t’ju jap jetën që keni ëndërruar gjithmonë. Te premtoj”, kishte shkruar në Instagram, Bebe. 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat