Dua Lipa thotë se ka dëshirë të shohë më shumë artiste shqiptare - Bota Sot
Dua Lipa thotë se ka dëshirë të shohë më shumë artiste shqiptare

Mediale Vip

E hënë, 22 tetor 2018

Dua Lipa thotë se ka dëshirë të shohë më shumë artiste shqiptare

Nga: G.B / P.R Më: 8 gusht 2018 Në ora: 19:11
Dua dhe Dukagjin Lipa

(E plotësuar) - Me një shqipe të rrjedhshme, këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa ka folur në një konferencë për media në Prishtinë, së bashku me babain e saj, këngëtarin dhe organizatorin e këtij festivali, Dukagjin Lipa.

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Dua Lipa tha se ndjehet shumë mirë që gjendet në Prishtinë, përderisa kujtoi edhe nga buron frymëzimi për nisjen e këtij festivali.

Lipa: Më vjen shumë mirë që jam këtu dhe po e bëjmë festivalin

“Po më vjen shumë mirë që jam këtu sonte, edhe që po e bëjmë një festival që po mendoj që për nja dy vjet kemi fol për këtë sen, me bo diçka interesant, diçka ndryshe në Prishtinë, pasi që e kemi bë koncertin para dy verave, edhe mendoj që u kon bajagi e suksesshme, edhe jemi knaq shumë edhe kemi kaluar shumë mirë edhe shumë njerëz kanë ardhë, po mendoj qajo e zhvilloi idenë për me ardh me bo diçka pak ma të madhe, me ftu artista të tjerë edhe internacional edhe vendas”, tha Lipa.

E pyetur nëse ka diçka më shumë që ajo dëshiron të arrijë, Lipa është shprehur shumë entuziaste për të ardhmen.

Lipa: Ky është vetëm fillimi i karrierës sime

“Po, patjetër, unë mendoj se me çdo sen ka gjith një milestone (qëllim) tjetër që munesh me arrit, gjith po kam qef me pas diçka something else to look forward to (diçka tjetër për të shikuar përpara). Krejt këto senet e vogla që bëhen, bëhet krejt një sen i madh. Ky është vetëm fillimi i karrierës sime”, tha ajo.

Dua Lipa nuk harroi t’i përmend edhe dy këngëtaret tjera shqiptare të njohura në skenën ndërkombëtare, Rita Orën dhe Bebë Rexhën. Përderisa këtu zuri vend edhe suksesi i këngëtares nga Kosova, Era Istrefi.

Lipa: Kemi qef me pa Rita Orën, Bebe Rexhën, Era Istrefin

“Shumë shumë kemi pas dëshirë për shumë artista të tjerë me ardhë, kemi qef me pa Rita Orën,  Bebe Rexhën, Era Istrefin, shumë ma shumë femra, artiste shqiptare që bëjnë, që e lëjnë një mark (shenjë) në vend në botë. Kemi qef shumë mi pa, mi pru, me performu edhe për Prishtinën”, tha ajo.

Kurse Dukagjin Lipa ka thënë se yjet më të mëdhenj në botë janë shqiptarët.

Lipa: Sot është një ditë e veçantë për ne

“Sot është një ditë e veçantë për neve. Sunny Hill festival fillon do të thotë me datën 10, të premten. Jemi tu u mundu me bë një projekt shumë  të rëndësishëm për vendin tonë, për Prishtinën, për Kosovën në përgjithësi,  kemi kënaqësi me thanë që sot e kemi edhe kryetarin e komunës, mikun tonë Shpend Ahmetin këtu, edhe ndihmën e tyre është gjithmonë e pa kompromis. Mirëpo, çka kena me bo kur i kemi yjet ma të mëdhenj,  më të mëdhenjtë në botë i kemi shqiptarë”, tha ai.

Dukagjin Lipa tha se ky festival nuk mund të realizohej pa miqtë vendor, dhe ata nga jashtë.

Ai tutje ka falënderuar policinë e Kosovës për sigurinë e ofruar.

Lipa: Policia e Kosovës, seni ma i ndritur pas performacës së Duas

“Nuk muj me fillu me i nda dhuratat pa e falenderu shumë sinqerisht Policinë e Kosovës, e cila mendoj që është një ndër ndihmësit, edhe ndoshta ka qenë seni ma i ndritur, pas performancës së Duas, seni ma i ndritur nga organizimi i vitit të kaluar, e kemi pas një siguri të hatashme, sivjet e kemi një sigurim të hatashëm të sigurisë në aspektin e sigurisë, kështuqë faleminderit shumë për kontributin e juve edhe faleminderit që po na ndihmoni kaq shumë”, u shpreh Dukagjin Lipa.

Dukagjin Lipa në fund ka paralajmëruar shpërndarjen e fondacioneve të festivalit “Sunny Hill”. 

Dua Lipa flet para mediave, zbulon befasinë e festivalit

Këngëtarja nga Kosova, Dua Lipa është paraqitur në një konferencë për media së bashku me babain e saj, Dukagjin Lipa.

Dula Lipa ka thënë se sonte do të vishet kuq e zi në festivalin Sunny hill.

“Gjithmonë ka diçka më shumë me arrit, prej gjerave të vogla bëhen gjerat e mëdha. Është vetëm fillimi i karrierës. Jam e lumtur që kam njerëz që me ndihmojnë dhe më përkrahin. Kemi pasur dëshire të vijnë dhe tjerë. Shumë kemi pas dëshirë edhe për shumë artistë të tjerë me ardhë, kemi qef me pa Rita Orën, Bebe Rexhën  shumë femra të tjera artistë shqiptare që lënë markë në botë, kemi qef shumë me i pa, me i pru e me performu për Prishtinën, pra shumë ma shumë femra po kam dëshirë. Befasia është që kam më u vesh kuq e zi”, ka dekaruar Dua, shkruan “Bota sot”.

"Reagimi i anglezëve dhe të huajve në përgjithësi është dy përgjigje që i marr zakonisht kur më pyesin prej nga jam. E para është si është me qenë prej atij vendi edhe ku është?Edhe të dy pyetjet nuk janë pyetje apo reagime që i mirëpres pasi kisha pas qef me qenë ndryshe me thënë e di Kosovën se Rita Ora vjen nga Kosova apo Bebe Rexha apo Majlinda Kelmendi vjen nga Kosova.Sepse njerëz të ndryshëm që po bëjnë gjëra të mëdha nëpër botë janë për me njohtë Kosovën ndryshe. Po kemi dëshirë që me këtë festival të shihet se ka shumë talent nga Kosova, kreativitet e arsye të tjera për me ardhë dhe me e vizitu një vend si Kosova.Kemi dëshirë të kemi edhe një festival që t’u jepet njerëzve edhe një arsye tjetër për të pa vendin pasi kemi shumë gjëra që na e bëjnë krenar", ka deklaruar Lipa.

Image

Dukagjin Lipa tha se ky festival nuk mund të realizohej pa miqtë vendor, dhe ata nga jashtë.

“Ky festival është duke u bërë ndër më të mëdhenj në ballkanin perëndimor, I falënderoj artistët dhe të gjithë që na kanë mbështetur dhe komunës së Prishtinës që na kanë ndihmuar”, ka deklaruar babi i Dua Lipës, Dukagjini.

“Po më vjen shumë mirë që jam këtu sonte edhe që po e bëjmë një festival që po mendoj se për një dy vite kena fol për këtë gjë me bë diçka ndryshe në Prishtinë pasi që e kemi bë koncertin para dy verave. Edhe mendoj se u kon bajagi e suksesshme edhe jena kënaq edhe kemi kalu shumë mirë edhe po mendoj ajo e filloj idenë me bë diçka më të madhe, me ftu artistë të tjerë internacional edhe vendas”, ka deklaruar këngëtarja nga Kosova me famë botërore, Dua Lipa.

"Sunny hill festival fillon të premten dhe mendojmë se po bëjmë diçka të rëndësishme. Kemi yje të mëdhenj në festival por yjet më të mëdhenj i kemi yjet shqiptarë, Jemi duke u mundur me bë një projekt, kemi kënaqësi me thanë që sot e kemi edhe kryetarin e komunës, Shpend Ahmetin këtu", ka thënë Dukagjin Lipa.

Image

Këngëtarja nga Kosova, me famë botërore, Dua Lipa ka arritur në kryeqytetin e Kosovës pak më parë.

Lipa do të flasë para mediave sonte me fillim në orën 19:00.

Dua Lipa edhe pse vetëm 22 vjeçare ka arritur një karrierë të bujshme në mbarë botën me hitet e saj, mirëpo duket se nuk e ka harruar as vendlindjen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test