Alketa Vejsiu u sugjeron nënave këtë emër për fëmijët

Mediale Vip

Alketa Vejsiu u sugjeron nënave këtë emër për fëmijët

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 09:35
Alketa Vejsiu

Alketa Vejsiu është një nga personazhet e famshëm më të dashur për publikun shqiptar. Së fundmi ajo ka udhëtuar në vende të ndryshme, duke vizituar kështu kultura të ndryshme.

Pas pushimeve në bregdetin italian, Alketa ka vizituar Vullkanin Etna. Nga atje moderatorja e njohur ka publikuar një foto të mrekullueshme ku shfaqet e veshur me një fustan të kuq me rozë.

Ndërkohë në përshkrimin e fotos, Alketa i jep një sugjerim nënave të reja për t’ia vendosur emrin vajzave Etna, një emër shumë i veçantë ky. “Emri im mund të ishte Etna, vullkan aktiv. Etna do ishte një emër i bukur vajzash”, shkruan moderatorja.

Gjithashtu kujtojmë që muajin tjetër Alketa do të rikthehet sërish në ekran me sezonin e ri të “Dance with me”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat