Pennant fshehu krimin e bërë nga qeni i tij

Mediale Vip

Pennant fshehu krimin e bërë nga qeni i tij

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 18:24
Ish e dashura e Jermaine Pennant, aktorja Jennifer Metcalfe

Ish e dashura e Jermaine Pennant, aktorja Jennifer Metcalfe, kishte menduar se macja e saj ishte zhdukur dhe për shumë kohë e kishte kërkuar.

Se çfarë në të vërtetë ndodhi me të e dinte saktësisht Pennant, por kishte heshtur për shkak që nuk kishte dashur ta shqetësonte personin e tij të zemrës.

Ky sekret doli pas publikimit të autobiografisë së ish futbollistit të Liverpoolit, i cili zbuloi se ishte pikërisht qeni i tij Akita ai që e kishte kthyer shtëpinë e tyre në një skenë të filmave horror.

“Kishte gjak në të gjitha anët, në qilim, në mure, në gardh. Ishte një skenë me të vërtetë e tmerrshme dhe shqetësuese”. deklaroi Pennant.

Në vend se t’i tregonte të vërtetën aktores Metcalfe, ai vendosi ta gënjente dhe ta fshehte veprën e bërë nga qeni i tij,duk ethënë se macja  ka ikur nga shtëpia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat