Ribashkohen motrat Kardashian, kujt i drejtojnë gishtin e mesit? - Bota Sot
Ribashkohen motrat Kardashian, kujt i drejtojnë gishtin e mesit?

Mediale Vip

E hënë, 22 tetor 2018

Ribashkohen motrat Kardashian, kujt i drejtojnë gishtin e mesit?

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 09:07
Të pesta motrat, së bashku me nënën e tyre Kris Jenner

Kylie Jenner, më e vogla e familjes Kardashian feston sot 21 vjetorin e lindjes dhe ka organizuar një festë të madhe me familjen e shoqërinë.

Ka patur spekulime që familja është përcarë pasi ka patur sherr mes motrave të mëdha, Kim dhe Kourtney, por duket se cdo gjë është më mirë se kurrë.

Të pesta motrat, së bashku me nënën e tyre Kris Jenner janë fotografuar duke festuar ndërkohë që kanë bërë me gisht të mesit për kamerën. Nuk dihet se kujt i drejtohet ky gjest.

Ndërkohë Kylie solli në treg edhe produktet e reja, ndërkohë që shkëlqente e veshur me rozë. Nuk munguan edhe fotografitë me vogëlushen e saj Stormi, të cilat i shoqëroi me përshkrimin: "Duke pritur ditëlindjen time me dhuratën më speciale. Cfarë ishte jeta pa ty Stormi. Të dua ëngjëlli im i vogël"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test