Kate Upton ia shpëtoi burrit jetën

Mediale Vip

Kate Upton ia shpëtoi burrit jetën

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 13:26
Kate Upton me burrin e saj

Burri i Kate Upton, Justin Verlander është hapur për betejën e tij private me depresionin.

35-vjeçari tha se Kate ia shpëtoi jetën pasi një dëmtim i shpatullave rrezikonte karrierën e tij.

‘Unë kam qenë në depresion dhe i mërzitur duke u përpjekur për ta fshehur’, tha ai për Bleacher Report.

‘Nuk më pëlqen të flas me njerëz kur jam i lënduar. Por, Kate ishte dikush me të cilin mund të flisja. Në thelb, një terapiste. Dikush të cilit mund t’i besoja, shqetësohej për karrierën time’.

Kate shtoi: ‘Ishte shumë emocional. Kishte shumë dhimbje dhe po përpiqej të gjente rrugë për t’u kthyer para’.

Përfundimisht, Justin vendosi të hynte në rehabilitimin fizik, ku mësoi të rregullonte stilin e tij të lojës dhe e rikthei karrierën e tij në rrugën e duhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat