Këngëtarja nga Shqipëria, Enca Haxhia ka muaj që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat.
Megjithatë, ajo nuk mungon në koncerte të ndryshme e padyshim as në rrjetet më të frekuentuara sociale.
Fotografitë e Encës tërheqin gjithnjë vëmendje pasi në secilën shfaqet tejet seksi dhe vë në pah linjat atraktive.
E tillë është edhe në foton e fundit që ndau në Instagram e cila ka të veshur një fustan transparent me të pasmet kah publiku.
“Hej Ruensa”, është përshkrimi që ia ka vënë imazhit.
Në koncertin e fundit të mbajtur në Tiranë me të njëjtën skenë me Daddy Yankke, Haxhia tha disa fjalë të mëdha për të.