A tymosi Action Bronson marihuanë në skenë? Flet babai i Dua Lipës - Bota Sot
A tymosi Action Bronson marihuanë në skenë? Flet babai i Dua Lipës

Mediale Vip

E premte, 16 nëntor 2018

A tymosi Action Bronson marihuanë në skenë? Flet babai i Dua Lipës

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 12:05
Action Bronson

Të shtunën ka performuar në “Sunny Hill” reperi i famshëm, Action Bronson.

Gjatë performancës së tij ndodhi një incident, i cili detyroi policinë e Kosovës të reagojnë.

Derisa po performonte, Bronson kishte ndezur një cigare, e cila u dyshua të jetë lëndë narkotike.

Pas arrestimit, ai ishte liruar duke mos iu shqiptuar asnjë masë e ndalimit, ngase është konstatuar se nuk ishte marihuanë, ajo që tymosi reperi.

Edhe organizatori i këtij festivali, Dukagjin Lipa përmes ka thënë se nuk ishte marihuanë ajo që tymosi Action Bronson.

“E ka mbështjellë domethënë duhanin në mënyrë të tij për shou, të cilën e bën çdokund në botë. Por, megjithatë, policia e ka kryer një punë shumë të mirë”, tha ndër të tjera Lipa.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test