Kujt i thonë "Çka po don" Greta dhe Zaimi!?

Mediale Vip

Kujt i thonë "Çka po don" Greta dhe Zaimi!?

Nga: Maksim Gjokaj Më: 13 gusht 2018 Në ora: 23:06
Greta Lazri dhe Zaim Hasrama

Një këngë shumë verore me një klip mjaft të freskët është sjellë nga dy këngëtarët tashmë të njohur Greta Lazri dhe Zaim Hasrama. Kënga ka fabulën e dashurisë ndërkohë që për muzikën dhe orkestrimin është përkujdesur Gramoz Kozeli derisa teksi është shkruar nga Fifi, kurse videoklipi është xhiruar nga Fourinfinit Produksion.

Në këtë videoprojekt biondja superseksi vjen mjaft e nxehtë, ndërkohë që krahas këtij bashkëpunimi Greta është shumë e angazhuar në koncerte dhe ahengje të ndryshme familjare duke e bërë këtë verë të stërmbushur me aktivitete./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat