Enca ia arrin qëlllimit, thyen rekord: Javën tjetër kënga e re!

Mediale Vip

Enca ia arrin qëlllimit, thyen rekord: Javën tjetër kënga e re!

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 17:53
Enca Haxhia

Që prej publikimit të këngës "Dua", Enca nuk ka lansuar projekt të ri.

Ajo ka kohë që ka paralajmëruar një të tillë, ndërsa përmes një ‘basti’ ajo tregoi nëse do ta lansonte këngën e re gjatë javës së ardhshme.

“Nese behen 50.000 comments per 24 ore, “Rendez Vous” del pas nje jave, nese jo,
Downloadoni dhe degjoni videon derisa te dali  [????] ”, kishte shkruar ajo mbi një video ku këndon një pjesë të këngës së re.

Për më pak se 24 orë, këngëtarja ka arritur të thyej rekord duke ia arritur qëllimit të saj, e që i bie se kënga e re me titull Rendez Vous” publikohet gjatë javës tjetër.

Për 16 orë, videoja e Encës mori mbi 50 mijë komente, ndërsa tani mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur këngëtarja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat