Dokumentari i Rihannës po del pas dy muajsh - Bota Sot
Dokumentari i Rihannës po del pas dy muajsh

Mediale Vip

Dokumentari i Rihannës po del pas dy muajsh

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 22:51
Rihanna

Dokumentari i shumëpritur ëndrrave tona, ai i Rihannës, më në fund është afër realitetit.

Gjatë vitit 2015 Deadline raportoi se regjisori Peter Berg do ta drejtonte filmin duke ekzaminuar “artisten e re në maje të karrierës së saj profesionale”.

Berg, i cili ia dha këngëtares shtytjen në aktrim me rolin në Battleship, e përshkroi dokumentarin si një “pamje pa filtër të jetës së Rihannës dhe se si ajo u ngjit për t’u bërë ikonë globale”.

Filmi ishte planifikuar të publikohet në vitin 2017 pas krijimit të albumit të saj të vitit 2016, por qartësisht u përfshi në vonesa.

Duke dhënë sqarime, Berg foli me Slash Film dhe kishte vetëm lëvdata për këngëtaren. “Mendoj se ajo është një grua e re e jashtëzakonshme dhe me të vërtetë është një lloj profili i asaj se çfarë ndodh për ta bërë atë talente që është sot”, deklaroi ai. “Etika e punës, talenti, fati, vizioni”.

Ai gjithashtu tregoi edhe se kur përafërsisht do të jemi në gjendje ta shohim dokumentarin në fjalë: “Ajo është grua shumë shumë interesante dhe filmi do të jetë i gatshëm për një muaj e gjysmë. Pas dy muajsh do ta shfaqim”, përfundoi Berg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...