Adrola Dushi flet për herë të parë për marrëdhënien me ish-bashkëshortin

Mediale Vip

Adrola Dushi flet për herë të parë për marrëdhënien me ish-bashkëshortin

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 06:23
Adrola Dushi dhe ish-burri i saj, Adisi

Adrola Dushi prej shumë kohësh është ndarë nga bashkëshorti i saj Adisi por pa sqaruar asnjëherë arsyen apo marrdhënien e tyre pas ndarjes.

Ky fakt ka krijuar gjithmonë hapësira për aludime apo edhe faktin se ndoshta ndarja e tyre nuk ka qenë aspak miqësore.

Mirëpo në një intervistë të dhënë së fundmi Adrola ka rrëfyer se ajo ka një marrëdhënie shumë të mirë më ish-bashkëshortin e saj, aq saqë të gjithë ata që i njohin befasohen.

“Gjithë miqtë që na njohin të dyve thonë uau! Na përgëzojnë pafund pasi kemi një marrëdhënie shumë të mirë.

Nuk e kishim këtë marrëdhënie as kur ishim bashkë. Një marrëdhënie shumë e mirë, pa inate me shumë mirëkuptim. Gjithmonë kur jemi me Troin jemi perfekt, gjithmonë jemi të dy bashkë për Troin.

Takohemi të tre, dalim gjithmonë bashkë të tre, është gjë shumë e mirë edhe për mua, edhe për Troin, por dhe për Adisin kjo pjesë.”, është shprehur Adrola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat