Një aeroplan privat që po e bartte reperin Post Malone dhe 15 pasagjerë të tjerë, ka ateruar sigurt në Aeroportin Ndërkombëtar Steëart në Neë Ëindsor të Nu Jorkut, mesditën e së martës, raporton Associated Press.
Aeroplani luksoz, Gulfstream IV, u nis nga aeroporti i vogël i Teterboro në Neë Jersey në ora 10:50 të mëngjesit për në London Luton Airport në Angli.
Piloti shpejt e kuptoi që dy gomat e përparme të aeroplanit ishin shpërthyer gjatë nisjes, dhe qarkullonin mbi aeroport për dikur një orë para se të devijonin.