Lori Hoxha sqaron opinionin pas fjalëve për fejesë

Mediale Vip

Lori Hoxha sqaron opinionin pas fjalëve për fejesë

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 10:33
Lori Hoxha

Mjaftoi një fotografi që të komentohet gjithandej që Lori Hoxha është fejuar.

Bëhej fjalë për një unazë me shumë gur, të cilin Lori e kishte vendosur në gishtin e fejesës dhe atë imazh e kishte shpërndarë në “Instagram”.

Por ajo i ka mohuar të gjitha fjalët lidhur me fejesën duke thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe se ajo nuk është fejuar.

“Jo nuk jam fejuar dhe nuk kam plane martese së shpejti. Nëse do martohem, ose do bërtas me të madhe ta marrin vesh të gjithë, ose do hesht dhe s’keni për të dëgjuar kurrë për të. Nuk do të ketë dyjëzim”, është shprehur Lori.

Ndryshe, Lori thuhet të jetë në lidhje me Vis Bajraktarin ndonëse një gjë e tillë nuk është pohuar nga asnjëri.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat