Besnik dhe Frrok: “Nuk ndodh pasi kemi vite në skenë dhe skena është e shenjtë”

Mediale Vip

Besnik dhe Frrok: “Nuk ndodh pasi kemi vite në skenë dhe skena është e shenjtë”

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 22 gusht 2018 Në ora: 17:08
Grupi Dukagjinm

Padiskutim ata janë djemtë muzikantë më të talentuar shqiptarë, me shumë vite eksperiencë por kanë ditur që të jenë stabël duke bashkëpunuar me njërin prej emrave më të kërkuar nga estrada shqiptare, me Medën. Fjala është për grupin Dukagjini, e konkretisht për mjeshtrin e klarinetës dhe saksofonit Frrok Dodaj dhe të talentuarin me violinën e tij Besnik Berisha, ku në një rrëfim të bukur për gazetën tonë na tregojnë për punën e tyre, seriozitetin e tyre që sjell sukses dhe deri te një përgjigje të madhe “JO” që marrin kur i ngacmojnë se a kanë menduar të ndahen nga Meda dhe të nisin edhe ata të kënduarin. Djemtë janë shumë modestë por fotot dhe videot që qarkullojnë flasim për vetëm super suksese gjatë kësaj vere e në çdo stinë me super angazhime, ku së bashku me këngëtarin Meda janë më të kërkuarit në estradën shqiptare.

“Bota sot”-Si po shkon kjo verë, e dimë se jeni super të ngarkuar sidomos më dasma?

Grupi Dukagjini-Në përgjithësi ka qenë një nga sezonet më të freskëta verore, gjë kjo që ka bërë të mos e ndjejmë deri në atë masë ngarkesën e mbrëmjeve dhe dasmave...!

“Bota sot”-Si grup shoqëroni gjithmonë Medën, apo ndodh të jeni pranë edhe ndonjë artisti tjetër?

Grupi Dukagjini -Ne si grup jemi nonstop të angazhuar me Medën, duke qenë se ai është një ndër këngëtarët më të kërkuar kudo ku jetojnë shqiptarë.

“Bota sot”-E lehtë, e vështirë apo kënaqësi të punosh me Medën?

Grupi Dukagjini -Kënaqësi!

“Bota sot”-Si jeni bërë bashkë si grup, dhe a e mbani ende emrin Grupi Dukagjini?

Grupi Dukagjini -Grupi e mban emrin “Dukagjini“ me rezidencë në Freiburg të Gjermanisë ku kemi edhe instrumentistë që vijnë edhe nga Kosova edhe nga jashtë Gjermanisë.

 “Bota sot”-Frroku në klarinetë dhe saksofon dhe Besniku në violinë, keni një lëvizje koke si shenjë apo flisni në vesh, për të ndërruar ritmin apo këngën?

Grupi Dukagjini -Zakonisht kemi ato shenjat artistike të cilat i përdorim gjatë interpretimit...! Pa u futur në detaje dua të përmend që atmosfera është në maksimum kur Besniku merr violinën, afrohet tek Meda dhe gjen hapësiren kohore për t’i treguar publikut që “Është në gjendje edhe ta thyej instrumentin për ta“

“Bota sot”-Ndodh ndonjëherë që njëri të mungojë në një mbrëmje apo dasëm, dhe njëri të nisë pa ardhur tjetri?

Grupi Dukagjini -Kjo nuk mund të ndodhi asnjëherë pasi kemi vite në skenë dhe që dihet se skena është e shenjtë”

“Bota sot”--Nëse këngëtarit i ikën zëri nga lodhja, muzikanti a lodhet ndonjëherë?

Grupi Dukagjini -Sigurisht që edhe ne lodhemi por mundohemi të mos e japim veten. Kuptohet që këngëtari e ka shumë më të vështirë.

“Bota sot”-Mbrëmja më e veçantë apo dasma më interesante që kurrë nuk do ta harroni?

Grupi Dukagjini -Duke qenë se jemi në skenë prej më së 25 vitesh është e vështirë të veçosh ndonjë të tillë.

“Bota sot”-Keni menduar një ditë që mund të shkëputeni nga Meda, apo edhe nga instrumenti juaj për tu bërë solist këngëtarë si disa të tjerë?

Grupi Dukagjini -Jo!

“Bota sot”-E dimë se jeni shumë të kërkuar si grup, nëse verës jeni më shumë në Kosovë e Maqedoni, vjeshta dhe dimri ku ju gjen më tepër?

Grupi Dukagjini -Nëpër Diasporë, Australi, Amerikë dhe Kanada.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat