Sekreti i Lori Hoxhës për superfoto në Instagram!

Mediale Vip

Sekreti i Lori Hoxhës për superfoto në Instagram!

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 07:21
Lori Hoxha

Që ka lloj lloj “stilesh“ për ta bërë një foto të duket sa më bukur këtë e dimë parimisht, por duke qenë së pozat e Lori Hoxhës në Instagram “shkëlqejnë“, kureshtja për të mësuar sesi ia bën saktësisht që t`i realizojë, është e madhe.

Trashëgimtarja e Top Channelit duket nuk e ka aspak problem të tregohet e sinqertë e të ndajë edhe me të tjerët sekretin e një poze “si në revista“. Në fund të fundit, sic shprehet dhe vetë, kjo është pyetja që i drejtojnë më shumë të gjithë. Formulën, Lori e rrëfeu në Instastory:

“Facetune për editimin, VSCO për filtrat (më pëlqejnë a4 dhe c8) dhe afterlight për the dust effect, kjo është e gjitha”,  shkruan ajo.

Mos thoni që do e provoni direkt!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat