‘Ndyrësirë’, aktori i humorit i kthehet me të shara moderatores: Vdeksh ishalla

Mediale Vip

‘Ndyrësirë’, aktori i humorit i kthehet me të shara moderatores: Vdeksh ishalla

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 08:26
Kiara Tito

Aktori i humorit ka komentuar në një nga fotot e moderatores së njohur shqiptare ku kjo e fundit shihet me bikini. Olsi Bylyku i njohur ndryshe si kimikati ka shpërthyer në të shara ndaj Kiara Titos.

Lidhja mes moderatores shqiptare dhe këngëtarit bukurosh është përfolur shumë gjatë nëpër media. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka pohuar asgjë, foto të ndryshme qarkulluan ku Kiara Tito dhe Butrint Imeri shiheshin së bashku.

Mirëpo pas shkëputjes së dyshes së famshme, fansat e këngëtarit filluan të shfrynin inatin me moderatoren. Në shumë foto kishte ofendime nga më të ndryshmet, madje disa arrinin deri në pikën ku i kërkonin llogari se pse e la yllin e hitit “Xhanëm”. Mirëpo së fundmi Tito ka publikuar një foto me bikini, ku shihet e ulur mbi je shezlon.

Ai që ka rënë në sy ka qenë komenti i aktorit të njohur të humorit. Olsi Bylyku i njohur ndryshe si Kimikati e ka ofenduar shumë keq moderatoren. “Uaaa ndyrsina ke kto gurat edhe ke ky shazlloni ka hedh foto edhe butrinti, uuuu vdeksh ishalla o shtrig o qelpsin,”- shkruan aktori krahas fotos.

Mirëpo duke mos pasur asnjë reagim nga ana e moderatores, nuk dimë nëse ky koment ka qenë dashakeqës apo u është bashkuar me humor fansave të Butrintit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat