Idris Elba serish flet rreth rolit në agjentin 007

Mediale Vip

Idris Elba serish flet rreth rolit në agjentin 007

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 12:54
Idris Elba

Aktori britanik Idris Elba ka mohuar se do të jetë agjenti i radhës James Bond, pasi më herët ishte paralajmëruar se ai mund të ishte afro-amerikani i parë si agjenti 007.

Ai ka mohuar se do të zëvendësojë Daniel Craig në rolin e agjentit 007. Në pyetjen e televizionit britanik ITV nëse po diskuton për Bondin e ardhshëm, Elba tha: “Jo”.

Craig ka luajtur në katër filma të James Bond dhe pritet të jetë edhe pjesë e vazhdimit të radhës, që ende nuk ka emër.

Dje, Craig dhe producentët njoftuan se drejtori Danny Boyle hoqi dorë nga ky film për shkak të "ndryshimeve kreative".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat