Zbulohet arsyeja e ndarjes së Liam dhe Cheryl

Mediale Vip

Zbulohet arsyeja e ndarjes së Liam dhe Cheryl

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 14:39
Liam Payne dhe Cheryl Cole

Është zbuluar arsyeja e ndarjes së Cheryl nga Liam Payne.

Ajo thuhet se është ndarë nga këngëtari pasi ndjente se po e rriste vetëm djalin e tyre 17-muajsh, Bear.

Burimet thanë se ylli i “Girls Aloud” u kujdes e vetme për djalin e tyre shumicën e vitit të parë të tij të lindjes.

Ndërsa këngëtari ishte në udhëtime të vazhdueshme për të promovuar karrierën e tij në muzikë në muajt pas lindjes së djalit, shkruan tch. Pak pas lindjes së Bear në mars të vitit të kaluar, Liam promovoi një sërë hitesh që kryesuan tabelat e klasifikimeve, duke përfshirë Strip That Down, Get Low dhe For You në bashkëpunim me Rita Orën.

Cheryl raportohet se do të tregojë detaje mbi marrëdhënien me Liam me anë të teksteve të këngëve që do të sjellë në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat