Zaimina prezanton për herë të parë motrat e vajzës së saj

Mediale Vip

Zaimina prezanton për herë të parë motrat e vajzës së saj

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 17:10
Zaimina Vasjari

Kur bëhet fjalë për jetën private, Zaimina Vasjari ka qenë gjithmonë shumë e rezervuar, sidomos kur flitet për raportin me partnerin e saj Klodin.

Por së fundmi, në mënyrë surprizë për shumë nga ne, këngëtarja na ka prezantuar me motrat e mëdhaja të Khloes, vajzës së saj. Pra, partneri i saj është baba i dy vajzave nga një marrëdhënie e mëparshme. Zaimina ka publikuar në Instagram një foto të vajzës së dytë, Kristelës e cila festonte ditëlindjen e 13-të dhe përbri shkruan:

“Gëzuar ditëlindjen princeshë!”

Pas saj, në një tjetër foto Zajmina na ka prezantuar me të dyja motrat më të mëdha të Khloes.

“Dashuri motrash (sisters love)”. – shkruan, Zai në të.

Epo, një moment me 3 vajza, 3 princesha, nëpërmjet së cilës kuptojmë se këngëtarja ka një marrëdhënie shumë të mirë me to, pa kurrëfarë kompleksi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat