Pink ndërpret koncertin për ta përqafuar një fanse, të cilës i kishte vdekur nëna

Mediale Vip

Pink ndërpret koncertin për ta përqafuar një fanse, të cilës i kishte vdekur nëna

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 19:33
Pink

Pasi i kishte shtyrë disa koncerte në kuadër të turneut ‘Beautiful Trauma’ në Australi, Pink është kthyer në skenë.

Këngëtarja e popullarizuar amerikane ka marrë vëmendjen me një veprim të sajin në njërin prej koncerteve.

Gjatë performancës së saj në Brisbane, Pink e ndërpreu koncertin pasi i kishte parë disa afishe të krijuar nga fansja e saj 14-vjeçare, Leah Murphy.

Fansja kishte bërë plan që të shkonte në koncert me nënën e saj, Debbie, e cila fatkeqësisht kishte ndërruar jetë.

Në këtë mënyrë, vajza kishte shkuar në koncert me tezen e saj, e cila i kishte ndihmuar me mbishkrimet dhe afishet.

Në njërin prej tyre ishte Leah dhe nëna e saj, ndërsa në tjetrin shkruante: “Përshëndetje, emri im është Leah. Jam 14 vjeçe dhe kam mbetur pa nënën time të bukur. Kam nevojë për një përqafim… të lutem”.

Gjatë gjithë kohës, Leah, tezja e saj dhe fansat pranë tyre i lëviznin afishet në mënyrë që t’i binin në sy këngëtares.

Dhe në momentin kur Pink i vërejti, e ndali koncertin dhe iu afrua vajzës 14-vjeçare për ta përqafuar.

Kujtojmë që arsyeja e shtyrjes së koncerteve të Pink ishte dehidrimi dhe një virozë e stomakut, por ajo ka arritur që të shërohet shpejt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat