Maradona në telashe, ish-gruaja ia kërkon 1.5 milion dollarë

Mediale Vip

Maradona në telashe, ish-gruaja ia kërkon 1.5 milion dollarë

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 17:22
Diego Armando Maradona me ish gruan e tij

Diego Armando Maradona, është pothuajse çdo here në krye të mediave, jo vetëm për sport por edhe për jetën personale.

Legjenda botërore e futbollit, së fundmi ka ngjallur interesin e mediave për shkak të situatës së veshtirë që po kalon me ish gruan e tij.

Denoncimi i ish-gruas së tij, mund t’i kushtojë atij hiq më pak se 1.5 milionë dollarë.

Ai u denoncua nga Claudia Villafane, për dhunë psikologjike.

“E ka quajtur nënë e keqe, hajdute, dhe e ka denigruar si grua”, kështu u shpreh Fernando Burlando avokat i ish bashkëshortës së Maradonas.

“Kam qenë dhe vazhdoj të jem viktimë, e një prej dhunave më të këqija psikologjike,shpirtërore dhe shkatërruese”, u shpreh Claudia Villafane, ish bashkëshortja e legjendës së Argjentinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat