Mel B do të shtrohet në spital

Mediale Vip

Mel B do të shtrohet në spital

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 19:13
Mel B

Ish pjesëtarja e Spice Girls, Mel B, ka zbuluar se ajo do të kontrollohet në një qendër terapeutike pasi është  diagnostikuar me ç’rregullime të stresit post-traumatik.

Mel tha për The Sun të dielën se ajo do të shkojë në një klinikë në Britani të Madhe në shtator, duke treguar se ajo ka kaluar nëpër një kohë shumë të vështirë gjatë shkrimit të librit të saj të ri.

“Gjashtë muajt e fundit kanë qenë tepër të vështirë për mua,” tha ajo.

Këngëtarja është divorcuar dhe procedurat e divorcit të saj dhe të ish-bashkëshortit, Stephen Belafonte janë bërë shumë të ç’rregullta.

Poashtu ka mohuar pretendimet se ai e ka abuzuar gjatë martesës së tyre nëntëvjeçare.

Çifti arriti një marrëveshje divorci në dhjetor 2017. Mel gjithashtu tha se ajo është e prirur për të përmirësuar shëndetin e saj mendor për hir të tre fëmijëve të saj, Phoenix, Angel dhe Madison.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat