Këshilla e Rose McGowan për Asia Argenton: Bëj gjënë e duhur, ji e ndershme!

Mediale Vip

Këshilla e Rose McGowan për Asia Argenton: Bëj gjënë e duhur, ji e ndershme!

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 10:48
Rose McGowan dhe Asia Argenton

Rose McGowan distancohet edhe më tej nga Asia Argento, e madje guxon t’i sugjerojë se “duhet të bëhet personi që do të dëshironte të ishte edhe Harvey Weinstein”.

“Bëj gjënë e duhur, ji e ndershme”, pohon në fund të një deklarate të gjatë aktorja amerikane e lindur në Firence, që saktëson edhe se nuk ka lidhje apo nuk është bashkëpunëtore në “incidentin” në të cilin Asia është akuzuar për marrëdhënie seksuale me Jimmy Bennett, kur ky ishte minoren.

McGowan ka konfirmuar se, Asia e ka pranuar bashkë me të fejuarën e saj se ka shkuar në krevat me Jimmyn dhe se i ka rrëfyer se kishte marrë foto nudo të djaloshit “pa dijeninë” e Jimmyt, që kur ai ishte vetëm 12 vjeç.

Argento, megjithatë, nuk kishte marrë asnjë kundërmasë për të ndalur të riun. “Nuk ka shkuar në polici dhe as nuk i ka kërkuar të ndalet”, shkruan Rose.

McGowan ka shkruar më tej se e kishte prezantuar Asian me Rain 3 ditë pas vrasjes së Bourdain. Në atë rast, Asia ishte hapur me të dhe me Rain.

“Na rrëfeu se kishte qenë viktimë e një zhvatjeje, me një shumë të konsiderueshme parash çdo muaj, nga dikush që e shantazhonte me një imazh provokues”.

Rose ka ndarë me publikun edhe një mesazh të sajin për Asian. “Ishe mikja ime, të doja shumë. Ke hequr dhe ke rrezikuar shumë për të qëndruar në linjë me lëvizjen #MeToo. Të gjithë mund të jenë më të mirë, shpresoj që të jesh edhe ti”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat