Leonardo DiCaprio afër fejesës me Camila Morrone

Mediale Vip

Leonardo DiCaprio afër fejesës me Camila Morrone

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 14:18
Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone

Leonardo DiCaprio mund t’i thotë së shpejti lamtumirë jetës së beqarit!

Duket se pas lidhjes tetëmujore me të dashurën e tij 21 vjeçare Camila Morrone, aktori është gati për një hap më serioz në romancën e tyre.

“Ata janë shumë të dashuruar dhe kanë qëllime serioze për lidhjen e tyre. Ata kanë folur dhe kanë plane reale për fejesë”, ka thënë një burim i afërt me çiftin për revistën US Weekly.

Pavarësisht që e dashura e tij është 22 vjet më e re se DiCaprio, ky burim ka thënë se ylli hollivudian 43 vjeçar kurrë “nuk ka qenë më i dashuruar”.

Madje as me modelen e famshme Gisele Bundchen, me të cilën ishte në lidhje që nga vitit 2000 deri në vitin 2005.

“Gisele dëshironte të martoheshin por Leo nuk ndihej gati, mendonte se ishte shumë i ri, atëherë”, ka vazhduar tutje burimi i njëjtë, transmeton Klan Kosova.

Madje duket se aktori është gati që të zgjerojë familjen.

“Ai është gati që të ketë fëmijë. Ajo (Camila) dëshiron po ashtu të ketë fëmijë me Leon, por fillimisht dëshiron të martohen. Ajo është shumë tradicionale në këtë pikë”.

Ndoshta dasma nuk do të ndodhë së shpejti, por ajo që dihet me siguri, është se çifti aktualisht po e shijon kohën që po e kalojnë së bashku.

DiCaprio më herët ka qenë në lidhje me Blake Lively, Bar Refaeli, Erin Heatherton dhe Toni Garrn.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat