TopAwards/ Njihuni me Lamar, hyrjen më të re të “The Top List”

Mediale Vip

TopAwards/ Njihuni me Lamar, hyrjen më të re të “The Top List”

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 17:22
Lamar Al Koismi

Ajo quhet Lamar Al Koismi dhe është me origjinë nga Maroku. Edhe pse mund t’ju duket paksa e çuditshme, kjo këngëtare ka zgjedhur pikërisht tregun shqiptar për të zhvilluar karrierën e saj muzikore.

E kontaktuar nga “Top Awards” se pse ka zgjedhur pikërisht tregun shqiptar, Lamar është përgjigjur: “Kam zgjedhur Shqipërinë pasi më pëlqen drama që njerëzit krijojnë dhe më pëlqen mënyra se si ata të bëjnë për të qeshur”.

Lamar ka nisur të merret me muzikë që në moshën 19-vjeçare në qytetin e Romës, në Itali. Këngëtarja është shprehur se nuk kishte menduar kurrë të bëhej këngëtare pasi ka studiuar për Inxhinieri Elektronike por miqtë e saj e kanë shtyrë atë t’i futet muzikës, duke e detyruar të këndonte kudo që shkonin.

“Jam mbretëresha e Ballkanit dhe bota do ta mësojë këtë gjë shumë shpejt”, kështu shprehet Lamar, kur është pyetur se kush është ajo për publikun shqiptar.

E pyetur nëse do të këndojë ndonjëherë në gjuhën shqipe, duke qene se ka zgjedhur pikërisht Shqipërinë për ta zhvilluar karrierën, ajo është përgjigjur: “Nuk do të këndoj ndonjëherë në gjuhën shqipe pasi ka shumë këngëtarë të mirë për këtë stil muzikor”.

Eshtë pikërisht projekti më i ri i Fifit, “Habibi”, ai që ka bërë Lamarin pjesë të klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Bashkëpunimi i Fifit dhe Lamar ka vetëm një javë që ka dalë në treg dhe është bërë menjëherë pjesë e klasifikimit të “The Top List”, duke u renditur në vendin e 50-të, një pozicion ky mjaft i rëndësishëm në listë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat