Vesa: Asnjëherë nuk më ka shkuar në mendje se duhej të vija në fund të botës…

Mediale Vip

Vesa: Asnjëherë nuk më ka shkuar në mendje se duhej të vija në fund të botës…

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 22:49
Vesa Luma

Këngëtarja, Vesa Luma tash e një kohë është shpërngulur në Zelandën e re së bashku me familje.

Ajo prej vitesh është e martuar me reperin, Big Basta me të cilin ka edhe një djalë të quajtur, Lian.

Meqë ajo tashmë gjendet atje, nuk ndalet së publikuari imazhe në rrjetet sociale, ku shpesh tregon edhe mallin që ka për njerëzit. Ajo ka publikuar një foto ku tregon një pamje të mrekullueshme teksa i vë këtë mbishkrim.

“Asnjëherë nuk më shkuar në mendje se duhej të vija në fund të botës për të kuptuar esencën e jetës normale”, shkruan ajo. Në projekte muzikore ka kohë që nuk është aktive, “Ti zemra ime”, është bashkëpunimi i fundit i saj me Ervin Gonxhin.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat